Barcelona ka nisur një epokë të re pa Lionel Messin. Katalanasit e kanë nisur me fitore sezonin e ri në ‘Camp Nou’, duke mposhtur 4-2 “Real Sociedadin”.
Golin e parë e shënoi Pique, i cili është i vetmi lojtar tek Barcelona, që pranoi shkurtim drastik të pagës. Më pas do të ishte danezi Braithwaite, që do të shënonte dy gola radhazi.
“Sociedad” u “zgjua” në fund dhe shënoi dy gola të shpejtë, me Cuenfuegos dhe Orayzabal, por Sergi Roberto, i vendosi vulën fitores.
Rey Manaj, ishte në stol me numrin 14, por për sulmuesin shqiptar në këtë ndeshje nuk kishte minuta.
/Priza.al/