Barcelona raportohet se është e interesuar për mbrojtësin e Chelseat, Malo Gusto, i cili kërkohet që nga vera e kaluar nga klubi katalanas.
Sipas Mundo Deportivo, mbrojtësi francez është vëzhguar nga skuadra e Xavi Hernandez, pavarësisht se nuk luajti asnjë minutë për Chelsean gjatë gjithë karrierës së tij, madje edhe pasi nënshkroi me Chelsea në janar përpara se të huazohej në Olympik Lyon për sezonin aktual.
Gusto ishte i pafat dhe me skuadrën franceze pasi një dëmtim bëri që sezoni i tij të eklipsohej, gjithsesi ka një pritshmëri që Gusto të jetë i rregullt për sezonin e ardhshëm.
I cilësuar si një lojtar i ‘fuqishëm’, interesimi i Barcelonës për lojtarin sa vjen e rritet për shkak se Chelsea nuk po gjen balancat në ekip por edhe për arsyen se Xavit i duhet një lojtar i ri dhe premtues në mbrojtje.