Barcelona thuhet se kishte arritur një marrëveshje me gjigantët bankar Goldman Sachs dhe JP Morgan, për financimin e projektit të rinovimit të Camp Nou.
Megjithatë, kishte disa gjëra për t’u përmbushur, duke përfshirë ruajtjen e besimit të investitorëve në sfondin e akuzave për përfshirje në skandalin Negreira, së bashku me perspektivën e dobët ekonomike të klubit.
Barcelona tani ka konfirmuar marrëveshjen për projektin e financimit të Espai Barça me vlerë 1.45 miliardë euro.
Klubi ka arritur një marrëveshje me jo më pak se 20 entitete financiare në të gjithë botën duke përfshirë Goldman Sachs, JP Morgan, Key Capital Partners dhe JLL, ndër të tjera.
Ky është një moment historik për Barçën, e cila tani mund të vazhdojë me projektin pasi ka përfunduar një sërë punimesh në stadium.
Projekti i ri do të rrisë kapacitetin e Camp Nou në 100.500 vende, duke e bërë atë një nga terrenet më të mëdha të futbollit në botë.
Barcelona ka konfirmuar më tej se nuk e ka vënë stadiumin në hipotekë për të financuar marrëveshjen.
Ata gjithashtu kanë shmangur përdorimin e ndonjë prej aseteve të klubit si garanci, gjë që duhet të jetë një lehtësim i madh për aksionerët.
Barça ka shitur më parë një pakicë të aksioneve në asetet e ndryshme të klubit për të financuar lëvizjet për lojtarët.
Edhe tani ata thuhet se po planifikojnë të shesin 24% të aksioneve të mbetura në klub në mënyrë që të financojnë një lëvizje te Lionel Messi dhe të gjenerojnë të ardhura të reja përpara verës së ardhshme.
Katalanasit do të kenë periudha të ndryshme shlyerjeje për këtë megaprojekt, duke përfshirë një mandat progresiv prej 5, 7, 9, 20 dhe 24 vitesh.
Është shtuar një periudhë mospagimi, duke i dhënë klubit një liri veprimi shumë të nevojshëm, nëse ata kërkojnë ndonjë.
Barcelona pritet të fillojë shlyerjen e huazimit pasi të përfundojë operacioni.
Ata janë të vendosur të përdorin të ardhurat nga Spotify Camp Nou, të cilat vlerësohet të jenë rreth 247 milionë euro, konfirmoi klubi.
Barcelona, do të duhet të luajë sezonin 2023/24 në stadiumin Olimpik Montjuic me kapacitet 55,000.