Pas tre ndeshjeve pa fitore, Barcelona është rikthyer në La liga, pas një fitoreje të fortë 1-0 ndaj Atletico Madridit në Spotify Camp Nou.
Barcelona e kaloi ngërçin pak para përfundimit të pjesës së parë me një gol të Ferran Torres.
Torres mundi Jan Oblak dhe i dha skuadrës së Xavi Hernandez golin e parë në katër ndeshje. Barcelona pati shanse për të rritur epërsinë në pjesën e dytë me Gavin I cili humbi një mundësi të shkëlqyer përpara portës.
Pavarësisht kësaj, Barcelona arriti të fitonte të tre pikët, gjë që e ka shtyrë epërsinë e saj ndaj Real Madridit me 11 pikë.
Ndërsa Atletico Madrid, tani qëndron pesë pikë prapa rivalëve të tyre të qytetit në garën për vendin e dytë.