Zemërim, zhgënjim dhe indinjatë. Barcelona zien pas humbjes ndaj Interit në Champions League. Vendimet e arbitrit slloven Vincic së bashku me bashkëpuntorët e tij në VAR nuk u vlerësua nga klubi spanjoll.Që nga goli i anuluar i Pedrit për një prekje të topit me dorë nga Ansu Fati, te rasti i Dumfries në zonë i pandëshkuar me penallti, pa harruar edhe ndërhyrjen me takë të Calhanoglu mbi Busquets.
Këto janë situatat që e shtynë Barcelonën të ngrejë zërin pas ndeshjes. Për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit, ka qenë edhe një zbulim që katalanasit kanë bërë pas ndeshjes, lidhur me zyrtarët e ndeshjes. Në Var ishte një njohje e vjetër, aspak e mirëpritur, bëhet fjalë për holandezin Pol van Boekel, i njëjti arbitër që u kujdes për VAR në takimin ndaj Bayern Munich, ku nuk dha një penallti për katalanasit në duelin mes Davies dhe Dembeles.
Mes gjithë këtyre situatave të dyshimta, Barcelona me kërkesë të stafit teknik në radhë të parë të trajnerit Xavi dhe me miratimin absolut të presidentit Laporta, ka lëvizur për të paraqitur një ankesë formale në UEFA përmes saj. Përfaqësuesit ligjor të klubit do të prezantojnë një lloj dosjeje me të gjitha episodet, me shumë imazhe të përfshira. Një situatë që thonë se nuk mund të lejohet më sepse mund të jetë vendimtare për vazhdimësinë e skuadrës në Champions League. Për këtë ka një kërkesë që të mos arbitrohet më nga Van Boekel. Emri i bilbilit holandez nuk duhet të lidhet më me Barcelonën as në rolin e arbitrit, as në atë të VAR-it.