Mbrojtësi i majtë doli nga stoli për të shënuar në minutën e 85-të për Blaugrana-t, ndërsa ata janë gjithnjë e më afër vulosjes së titullit të Ligës.
Pedri u afrua me golin më së shumti për Blaugranët në pjesën e parë, por pa sukses, Barça qëndroi në heshtje, edhe pasi Osasuna humbi një njeri kur Jorge Herrando tërhoqi zvarrë Pedriun teksa ai vraponte drejt portës.
Ata ishin po aq zhgënjyes pas pushimit. Lewandowski pati një seri shansesh, por nuk arriti të përfitonte nga ato pak hapësira që iu ofruan.
Polaku pati një rast konkret në sulm, por edhe ai rast u anullua nga VAR.
Por përfundimisht zëvëndësimi i minutave të fundit, Jordi Alba do të ishte vendimtar për sfidën me një gol në minutën e 85’.
Megjithatë, liderët e ligës morën tre pikë të tjera dhe janë një ndeshje larg vulosjes së kampionatit.