Gjatë ndeshjes kundër Alaves, argjentinasi hasi vështirësi në frymëmarrje, si pasojë e një aritmie kardiake. Klubi ka njoftuar se Aguero do ti nënshtrohet një terapie dhe rezultatet do të shihen vetëm pas tre muajsh.
“Jam mirë dhe jam në humor për të përballuar si duhet këtë proces rikuperimi”, u shpreh Aguero me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale.
Rikujtojmë se klubi është pritje të Xavit Hernandez në krye të pankinës. Pritet vetëm konfirmimi dhe nënshkrimi i kontratës mes drejtuesve dhe ish mesfushorit legjendar të Barcelonës.
/Priza.al/