Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është shprehur se u përdorën paratë e krimit për të tjetërsuar rezultatin e votimeve në zgjedhjet e 14 Majit në këtë bashki.
Ai u shpreh se nuk janë braktisur nga demokratët dhe se votat e tyre janë aty.
“Ka thjesht dhe vetëm përfshirje të institucioneve, me paratë e krimit. Absolutisht jo, nuk na kanë braktisur votat e demokratëve, janë aty”, shtoi Spahia nga selia blu, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë të thirrur nga Berisha.