Ka vepruar shpejt e shpejt Bardh Spahia pasi u zgjodh në krye të Bashkisë Shkodër.
Spahia ka nisur disa ndryshime në hapësirat publike në pedonalen “Kolë Idromeno”, e cila ka dhe lëvizshmërinë më të madhe në këtë qytet.
Sakaq, vetëm një ditë më parë, Bashkia Shkodër i ka bërë thirrje bizneseve të lirojnë vetë hapësirën, por mesa duket aksioni ka nisur për “spastrimin” e pedonales.
Mësohet se asnjë prej bizneseve nuk ka bërë rezistencë, si dhe puna po vijon normalisht.