Bardhi: Berisha shtojcë e LSI në koalicionin e non gratave

Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili sot njoftoi pjesëmarrjen në zgjedhjet e 6 marsit nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, ndërsa shtoi se sigla zyrtare e PD është konfiskuar nga Edi Rama dhe pengu i tij, Lulzim Basha.

Bardhi në reagimin e tij e konsideron Berishën një shtojcë të LSI në koalicionin e “non gratave”.

“Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD. 
 
Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së. 
 
“Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën!”, tha Bardhi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *