Deputeti Gazment Bardhi ka deklaruar se Garda duhet të ndërhyjë në sallën e Kuvendit vetëm kur ka rrezik për cënim fizik të deputetëve.
Pjesë e diskutimit:
Bardhi: Kërkesa ime ju drejtohet ju se jeni aty për të garantuar zbatimin e ligjit dhe Rregullores. Anëtarët e Gardës ndërhyjnë në sallë me urdhër tuajin kur cënohet integriteti fizik i deputetëve.
Show që ju bëni çdo seancë është e shëmtuar. Këtu nuk ka asnjë rrezik për konflikt fizik. Ç’jemi ne, regjim autoritar?
Nikolla: Mos ndërhyni në detyrat e Gardës. Respekt për ta!
Bardhi: Respekt total për ta dhe mungesë respekti për ju që e shkelni Rregulloren se bën sikur e lexon edhe se lexove kurrë deri në fund.
Nikolla: Shyqyr të kam ty që më mëson
Bardhi: Po shkon në pension dhe se ke mësuar akoma. Rregullorja thotë duhet të hyjnë në sallë vetëm kur ka rrezik cënimi integriteti fizik për deputetët.
Nikolla: Sepse ju nuk flisni nga vendi por nga foltorja.
Bardhi: Nuk ka asnjë rregull për të folur në vend po foltore. Duhet të kthesh rregullin. Nuk mund ti japim perceptimin qytetarëve se këtu po ndodh një konflikt i madh fizik sa duhet ndërhyrja e Gardës. Ndryshe vendos një gardh edhe ndaj pozitën nga opozita. Nuk ka ndërmend njeri të prekë njeri me dorë