Bardhi: Do vazhdojmë aksionin!

Deputeti Gazment Bardhi pas mbledhjes me grupin, për mediat u shpreh se po ushtron detyrën e tij, përgjegjësi që nuk lidhet me postin apo karrigen.

Bardhi theksoi se tensionet në Kuvend do të vazhdojnë, për sa kohë që sipas tij, ky institucion mbron interesat e mazhorancës.

“Sa i takon zhvillimeve në statut ka qenë rregull, që kryetar i grupit parlamentar është edhe nënkryetar partie. Nuk ka asnjë lajm të ri. Ushtroj edhe përgjegjësinë e nënkryetarit. Është përgjegjësi dhe as post dhe as karrige. Çdo përgjegjësi është me një rëndësi themelore dhe secili duhet të shërbej atyre pritshmërive që kanë demokratët. Nuk ka asnjë koleg që kërkon ndërprerjen e aksionit në parlament. Kuvendi vijon të mbroj interesat e një grushti oligarkësh. Para një jave miratuan një ligj tërësisht me interesa klienteliste që i hap rrugë shkatërrimit të zonave të mbrojtura. Presidenti të mos fshihet por të reagoj. Nesër kanë planifikuar një tjetër ligj klientilist për të zgjatur afatin e investimeve strategjike. Është hera e pestë që kartat e mazhorancës ngrihen për 5 njerëz në Republikën e Shqipërisë. Nga një ligj që u synua dhe propagandua për interesin publik u kthye në një ligj për interesat e një grushti njerëzish të përfitojnë nga ulja e taksave dhe të përfitojnë nga krimi dhe korrupsioni. Deputetët e mazhorancës nuk janë atje për t’u shërbyer Pëllumb Gjokës. Por për të kundërshtuar këtë dhe mbrojtur interesin publik”, ka deklaruar Bardhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *