Mbrëmjen e djeshme Gazment Bardhi deklaroi se ai së bashku me kolegët që kanë mbajtur qëndrim ndaj Berishës do të jenë të pranishëm në protestën e nesërmme.
Në një deklaratë për mediat, Berisha përshëndeti vendimin dhe tha se të gjithë janë të mirëpritur, përveç Bashësh dhe Alibeajt.
“E përshëndes. Nëse kanë dëshirë mund të flasin në podium. Janë të mirëpritur, ata janë deputetë të PD. Përveç Bravës dhe Alibashës të tjerët janë të mirëpritur”, tha Berisha.