Në Gjykatën e Tiranës, sot (2 prill) do të mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.
Seanca për shqyrtimin e kërkesës pritet të nisë në orën 11:00. Kujtojmë se një grup deputetësh janë ngarkuar të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin.
Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, si organi më i lart drejtues i Partisë, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike, bazuar edhe në vendimin e KAS për dorëheqjen e tij, që është lënë në fuqi nga gjykata.