Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazemnt Bardhi, është shprehur se Gjykata Kushtetuese nuk po vepron në kohë dhe është në shkelje flagrante që nuk ka marrë vendim për kalimin në seancë gjyqësore të kërkesës së deputetëve të opozitës lidhur me Marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
Komentet Bardhi i bëri përmes një reagimi ku thotë se ka dyshime serioze për një koordinim mes kryeministrit Edi Rama dhe Gjykatës Kushtetuese, duke parë se Kuvendi afroi me një javë procedurën e miratimit nga Parlamenti të marrëveshjes.