Bardhi mbledh grupin e PD, mungojnë deputetët që votuan “pro” mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka thirrur sot një mbledhje me deputetët, një ditë para se të mblidhet Këshilli Kombëtar që do të votojë për 29 korrikun si dita kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin.

Të pranishëm janë 12 deputetë që kanë qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar përpara se të zhvilloheshin ato për degët e partisë.

Ndërkohë që deputetët që kanë votuar pro 29 korrikut, nuk janë të pranishëm.

Bie në sy fakti që edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila dha dorëheqjen si nënkryetare e partisë dhe anëtare e kryesisë pas përplasjeve në një nga mbledhjet e fundit, nuk është sot e e pranishme.

Deputetët e pranishëm:

Gazment Bardhi

Xhelal Mziu

Dashnor Sula

Bledion Nallbati

Andia Ulliri

Qani Xhafa

Dhurata Cupi

Ramadan Lika

Saimir Korreshi

Helidon Bushati

Zheni Gjergji

Lefter Gështenja

Mungojnë:

Arbi Agalliu

Ferdinand Xhaferri

Flamur Hoxha

Ori Nebiaj

Jorida Tabaku

Kreshnik Çollaku

Flutura Accka

Merita Bakiu

Oriola Pampuri

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *