Bardhi: Nesër çojmë në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen me Italinë për emigrantët!

Pas kaosit të krijuar dje në Kuvend, grupi i Sali Berishës dhe ai i Gazment Bardhit kanë zhvilluar mbledhjen e radhës. Në përfundim të saj, Bardhi tha se do të çojnë nesër në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen me emigrantët, ndërsa kërkoi nga institucioni i drejtësisë një shqyrtim të shpejtë.

Sa i takon marrëveshjes me Italinë, kërkesë e cila sipas procedurës kushtetuese do të depozitohet ditën e nesërme pranë Gjykatës Kushtetuese. Kërkojmë shqyrtim të shpejtë profesional nga Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë. Së dyti në mbledhje është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe vijimin e aksionit të opozitës, diskutime që do të vijojnë edhe nesër në një mbledhje tjetër të grupit. Kemi rikonfimruar vullnetin për të mos hequr dorë nga mundësia që Kuvendi t’i kthehet rrugës së Kushtetutshmërisë.

Bardhi tha për gazetarët se do të vijojnë aksionin në Kuvend dhe se nuk tërhiqen deri në plotësimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Aq kanë në dorë aq do bëjnë. As na kanë shqetësuar veprimet arbitare në kundërshtim me rregulloren për të përjashtuar deputetët e opozitës, as nuk ka penguar për vijimin e aksionit opozitar. E sigurt është që pavarësisht këtyre veprime arbitrare, secili koleg është i vendosur për të vijuar aksionin deri në plotësimin e kërkesave minimale të deputetëve të opozitës. Sa i takon çështjes së dërgimit të deputetëve të Rithemelimit në SPAK pas kaosit në Kuvend, Bardhi tha se priste një reagim nga institucionet e drejtësisë që të tregojnë se nuk janë vartës të kësaj qeverie.

Shenja të një regjimi, që pasi I ka vërsulur forcat e sigurisë deputetëve të opozitës, po u bën shërbimin më të keq besimit të qytetarëve në drejtësi, duke i konsideruar si vartës të pushtetit ekzekutiv. E papranueshme që ministri i brendshëm të japë udhëzim drejtësisë. Kam pritur një reagim nga institucionet, se nuk janë vartës të ballës, se I bie që janë vartës të krimit. E papranueshme në një shtet ligjor që prokurorët t’i vërsulen opozitës. Nuk na intimidojnë as me forca sigurie, as me gjyqtarë. Pres të refuzojnë këtë sjelle të paprecedentë të qeverisë që I trajton si vartës të tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *