Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi pas mbledhjes së kryesisë, në një deklaratë për mediat ka theksuar se rruga që është ndërmarrë nga një pjesë e kolegëve është e gabuar dhe sjellë përçarjen e mëtejshme të PD-së.
Bardhi në fjalën e tij është shprehur se është e rëndësishme që kolegët të mos marrin përsipër kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.
“Pasi u njoha personalisht dje me vendimin, jam sot të thekson se ai është një vendim që bie ndesh me statusin e Partisë Demokratike dhe të Këshillit Kombëtar, pasi I heq të drejtat sekretarit të përgjithshëm dhe ja kalon zyrtarëve të cilët nuk ka ë asnjë përgjegjësi për organizimin brenda partisë. Kjo është një përgjegjësi e sekretarit të Përgjithshëm në janar të vitit 2022 këshilli kombëtar ka miratuar edhe rregulloren e Këshillit, të cilat jane kompetence e vete sekretarit të Përgjithshëm”, ka thënë Bardhi.
Ndër të tjera kreu i grupit parlamentar është shprehur se kalimi i kompetencave të tilla nuk e forcon Partinë Demokratike por e dobëson më shumë atë.
Ndër të tjera ai ka bërë thirrje që të mos përsëriten gabimet e së shkuarës.
“17 anëtarë të Partisë Demokratike, kanë vendosur mospjesmarrjen në mbledhjen e nesërme në kundërshtim me statusin e partisë, shembulli i një partie që kërkon votëbesimin dhe zbatimin e kushtetutës nuk mund ta shkelë atë. Ky debat i brendshëm na ka mësuar një rrugë se nuk mund tu ngjasojë proceseve të së shkuarës që e kanë përçarë Partinë Demokratike, kjo është një histori që nuk që të përsëritet më në PD, i mbani mend besoj të gjithë besoj qëndrime tona që i kemi bërë një vit më parë në këtë moment PD ka nevojë për Maturi jo konflikt, për reflektim, jo urrejtje, ka nevojë për tu forcuar dhe jo për tu zvogëluar, ka nevojë për një mendim ndryshe por për ide të reja. Kujt i shërben një tjetër konflikt në PD?“, ka thënë Bardhi ndër të tjera