Bardhi nxjerr dosjet: 69% e demokratëve do marrin pjesë në Kuvendin e thirrur nga Basha! Berisha përçarës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi në një dalje për mediat, vetëm pak minuta pas konferencës së Sali Berishës, se 5 259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 dhjetor.

Sipas Bardhit, demokratët kanë hedhur në kosh kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.

Numri dy i demokratëve tha se 69% e demokratëve kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha.

“Anëtarët kanë konfirmuar masivish pjesëmarrjen në 18 dhjetor. Secili kanë nënshkruar nën prezencën e një përfaqësuesi të partisë pjesëmarrjen. 5259 anëtarë të Kuvendit të Kombëtarë, ose 69% e tyre”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, 1126 delegatë nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha.

“1126 nuk kanë konfirmuar, duke refuzuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit. Një pjesë janë në emigracion “, tha Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, akuzoi Sali Berishën për gjuhë përçarëse

“Për fat të keq gjuha përçarëse dhe retorika përçarëse e zotit Berisha vijoi dhe pas vendimit të Kryesisë për të thirrur Kuvendin Kombëtar ku çdo demokrat dhe anëtar do të duhej të marrë pjesë për të diskutuar çdo problematikë”, tha Bardhi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *