Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur se Partia Demokratike do të miratojë ditën e sotme rritjen e pagave. Sipas tij ky akt është i vonuar.
“Rritja e pagave ndonëse është lëvizja e duhur nuk do ndihet nga përfituesit e saj. Ne vazhdojmë me çmime të larta për shkak të deformimit të çmimeve nga oligarkët. Është një mashtrim i madh Edi Ramës që rritja e pagave është më e larta. Rezultati i Ramës në 10 vite kush është? Rama e ka rritur vetëm me 121 mijë lekë. Në 12 vjet ndoshta do arrijë dyfishim pagash që PD e bëri brenda një mandati.
PD do të miratojë sot rritjen e pagave dhe pse ky është një akt i vonuar. Sot është dita që ne të ngremë zërin dhe për pensionistë që si gjithmonë mbeten të fundit. Ne na drejton një qeveri e korruptuar që paguan vetëm për të blerë votat.” – tha Bardhi.