Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas dënimit të Ervin Salianjit, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama për emërimin e vëllait të një trafikanti si ministër të Brendshëm.
Bardhi e quajti Ramën “të paftyrë dhe frikacak,” duke e akuzuar se po përdor gjykatat për të intimiduar opozitën. Ai e kritikoi Ramën si të vetmin lider që ka lidhje me krimin e organizuar dhe që ka emëruar në poste të larta individë me precedentë të tillë.
Rama, nga ana e tij, e ka cilësuar vendimin e gjykatës si një dënim të ligjshëm, duke insistuar se drejtësia po vepron jashtë ndikimeve politike.