Bardhi rikthehen Berishën në grupin parlamentar të PD!
Share
SHARE
Ish-kryeministri Sali Berisha në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, nga sot është anetar i grupit parlamentar të PD. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi se Gazment Bardhi ka anulluar të gjitha masat disiplinore që janë ndërmarrë në 3 vitet e fundit. Kjo do te thotë që nga sot Sali Berisha kthehet në grupin parlamentar të PD.
“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores sẽ Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur “Revokimi i te gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature”. Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 3 Prill 2024. Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit”, thuhet në shkresë.