Deputeti i PD Gazmend Bardhi, i ftuar në një intervistë televizive bashkë me analistin Artur Zheji komentoi protestën e 7 korrikut. Bardhi tha se kolegët e tjerë demokratë që morën pjesë në protestë, arsyeja ishte me motiv politik dhe e thirrur kundër qeverisë.
Gjithashtu ia tha se Shqipëria është në rrezik edhe sepse Sali Berisha ka marrë peng Partinë Demokratike.
Debati:
Jeni të keqardhur se kolegët tuaj kanë marrë pjesë në protestë?
Bardhi: Jo nuk jam. Me çafër kam biseduar me një grup prej tyre, protesta ishte një protestë me motiv politik dhe e thirrur kundër qeverisë. Pjesa dërrmuese e Grupit Parlamentar ishte në protestë për të qenë krah qytetarëve jo krah Berishës. Unë nuk mora pjesë në protestë se ishte me motiv politik, se të thuash që e kemi Edi Ramën armik pas 9 vitesh, nuk është e drejtë pasi shqiptarët nuk e kanë pasur mik Ramën gjatë këtyre viteve. Berisha një nga motivet e organizimit të protestës ishte të shpallte grupin armik ndaj PD. Tre individë ishin shpallur armik për të mos marrë pjesë në protestë. Zoti Alibeaj, zoti Basha dhe unë.
Slogani ishte i qartë “Shqipëria në rrezik” nuk thoshte Berisha që jemi në protestë për të shpallur armik ata kundër PD.
Bardhi: Shqipëria është në rrezik edhe sepse Sali Berisha ka marrë peng Partinë Demokratike.