Bardhi: Shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar, por unë nuk do të jem në krahun e një non grata për korrupsion

Deputeti i PD Gazmend Bardhi nuk do të jetë në protestën e organizuar nga partia e tij në 7 korrik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bardhi shkruan se shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar kundër qeverisë së korruptuar, por ai nuk do të jetë në krahun e një non grata për korrupsion, duke iu referuar kreut të PS Sali Berisha.

Postimi i plote:

“Shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar ndaj Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës. Kam qenë dhe do jem gjithmonë krah qytetarëve, kërkesave të tyre legjitime, edhe pse s’më bashkon dhe sdo jem kurrë krah një personi të shpallur nongrata për korrupsion” shkruan Bardhi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *