Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka kërkuar që të shpallet të pavlefshme të gjitha votimet e seancës së kaluar, me 14 mars.
Bardhi u shpreh se procesi i votimit nuk plotëson numrin që ka lidhje me personat e deputetëve.
“Nga përmbajtja e procesverbalit drejtues të seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin e dhomave dhe të kontrolluara janë prezent 68 deputetë, u jam një kërkesë për të shpallur pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar. Që procesi i votimit të hapet të bëjë të gjithë 71 deputetë. Në procesverbal evidentohet se kanë marrë pjesë 68 deputetë. Kërkoj nga ju të shpallni pavlefshmërinë e të gjitha votimeve të seancës së kaluar”, tha Bardhi.