Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka refuzuar të zhvillojë interpelancen e kërkuar me kryeministrin Edi Rama pasi u mësua se ai ia kishte deleguar fjalën e shpjegimet e tij ministres Elisa Spiropali.
“Kemi thirrur Kryeministrin, ka 10 ditë qe fshihet. Nuk kam kërkuar interpelancë me hijen e Ramës”, tha Bardhi.
Ndërkohë që ministrja Spiropali tha se opozita e gjitha bashkë është “e mbytur” dhe se për të shpëtuar duhet “të kaloni oqeanin”.
“E kuptoj ngutin e dëshpërimin tuaj në kolektiv sic jeni. Se dhe i mbyturi po u kap pas flokëve të tij mund të kalojë ndonjë kanal, por ju duhet të kaloni oqeanin i nderuar e kjo është e pamundur” – tha ministrja.
Pas kësaj kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ndërpreu seancën për 10 minuta pushim.