Barna kontrabandë në vend/ PD: Origjina e tyre është e pasigurt, shiten me çmim më të lartë se në BE

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje barnat kontrabandë që futen në vendin tonë.

Shehu në ‘Facebook’ shkruan se medikamentet në vend tregtohen me çmim më të lartë krahasuar me BE, ku thekson se origjina e tyre është e pasigurt.

Sakaq shton se Agjencia e Barnave është jashtë funksionit dhe se fajtor për këtë është vetë qeveria.

Kujtojmë se vetëm ditën e sotme janë sekuestruar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro në Durrës.

Ku në pranga kanë rënë shtetasit Kristo, 64 vjeç dhe Aleksandra Angjeli, 62 vjeçe të cilët barnat i tregtonin në farmacinë e tyre.

 

EMRAT/ Kontrabandë ilaçesh në Sarandë, arrestohet çifti i farmacistëve

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *