Barometri i Sigurisë, Zaloshja: Korrupsioni është rreziku më i lartë i vendit

Analisti Eduard Zaloshnja foli për Barometrin e Sigurisë për vitin 2022, ku ka theksuar se korrupsioni shihet si kërcënimi më i rëndë për vendin dhe se shumica e qytetarëve mendojnë se korrupsioni gjatë 5 viteve të fundit është rritur.

Po ashtu një pjesë e konsiderueshme pohojnë se korrupsioni është shtrirë shumë thellë dhe se vështirë se mund të ndryshohet.

Ai gjithashtu theksoi se kryefjala e studimit është korrupsioni, sepse ka katër vite rresht që perceptohet si rreziku më i lartë në vend.

“Qytetarëve iu është dhënë një listë me 10 kërcënime të mundshme. 67 % kanë zgjedhur korrupsionin si kërcënimin më të madh. Këtë vit është shfaqur kërcënimi i luftës me vendet fqinje dhe kjo ka të bëjë me fillimin e luftës në Ukrainë dhe rritjen e tensioneve në Ballkan. Pra ka shkuar në 49 %. Lufta me vendet fqinjë konsiderohet edhe më i rrezikshëm. Gjëja më e rëndësishme  është se 2/3 e shqiptarëve e shohin korrupsionin si një nga dy kërcënimet më të mëdha të vendit. Pra pothuajse 85 % mendojnë që ose ka mbetur njësoj se është rritur edhe më tepër. Ky tregues përputhet me atë që kemi bërë ndër vite, që gjithmonë korrupsioni është tregues i nivelit të lartë të rrezikut”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *