Kryedemokrati Lulzim Basha, po zhvillon një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR-it. Mësohet se tema e diskutimit janë zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa Basha po diskuton ‘kokë më kokë’ me ambasadoren Ursula Gacek.
OSBE-ODIHR-i pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar, me rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor të 25 prillit. Pas zgjedhjeve, opozita ka hedhur akuza se votat janë tjetërsuar dhe nuk janë pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve. Ata kanë kërkuar pamjet filmike nga KQZ, të procesit të numërimit ku kanë deklaruar se do të nxjerrin fakte të tjetërsimit të votës.
Në takimin qëpo zhvillohet në selinë e PD-së, janë të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi. Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë ka nxjerrë një raport paraprak mbi zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa përpara largimit, duket se ata po kryejnë takimet e fundit me krerët e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.