Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me demokratët e degës 12 në Tiranë tha se shqiptarët janë lodhur nga fjalët boshe të qeverisë dhe duan shpresë.
Basha foli edhe për protestën e grupit të Berishës dhe Bardhit dhe tha se demokratët injoruan thirrjet për përçarje brenda PD-së dhe nuk u bënë pjesë e konfliktit.
“Nuk e kuptonit dhe me të drejtë furinë e sulmeve ndaj jush dhe një nga pyetjet apo nga çështjet që diskutuam së bashku: çfarë do të bëjmë në një situatë të këtillë? Si do të ruajmë Partinë Demokratike dhe shpresën për një Shqipëri ndryshe. Dhe dikush në atë sallë tha, duke ndezur një shkrepëse, pastaj dy, pastaj tre, duke e çarë errësirën, duke e bërë që njerëzit ta kthejnë kokën aty ku ndizet dita dhe duke bërë që gjithëkush të dojë të jetë pjesë e kësaj drite, e kësaj flake shpresë. Dhe këtë bëtë në degën 12, këtë bëtë ditë për ditë. I injoruat thirrjet për përçarje, nuk u bëtë pjesë të konfliktit. Dhe mbi të gjitha nuk lejuat që flaka e shpresës të venitej, duke e rindërtuar edhe degën 12 seksion për seksion.
Fermerit që është shtyrë në kufijtë e falimentimit për shkak të qeverisë më të korruptuar që ka njohur Ballkani. Kur në një anë të kufirit fermerët e Kosovës I gëzohen fryteve të djersës së tyre, sepse kanë në krah subvencionet shtetërore, kanë në krah infrastrukturën, kanë aksesin në treg. Nuk kanë një qeveri që punon me grosistët për të sjell mallrat e skaduara që konkurrojnë djersën e fermerëve. Dhe këtu shikon fermerin e rrënuar, të lodhur, të drobitur, të bërë pishman që I ka hedhur kursimet e jetës sepse në vend që t’i kthehen në bekim, i janë kthyer në borxh.”, tha Basha.