Basha dhe Rama janë takuar sot në Rinas? Ja si qëndron e vërteta

Pas aludimeve se mes Bashës dhe Ramës mund të ketë patur një takim mes tyre në Rinas, PD hedh poshtë në mënyrë kategorike këto zëra. Në media u përfol se mund të ketë patur një takim ndërmjet kryeministrit dhe kryedemokratit, pasi Rama përfundoi takimin me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Përmes një deklarate, selia blu ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë takim, duke e cilësuar si gënjeshtër për të mbuluar vjedhjen  e votave. Zërat për një takim mes Ramës e Bashës erdhën pas ftesave të shumta që kryeministri bëri ndaj liderit të opozitës, për të bashkëpunuar edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat i fitoi Partia Socialiste, por rezultati i tyre nuk është pranuar nga PD.

“Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre”, thuhet ne reagimin e PD për mediat.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *