Sali Berisha mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka deklaruar se Lulzim Basha i ka thënë rrethit të tij të ngushtë se do të jetë kanditat për President të Republikës.
Ish-kryeministri gjithashtu është shpreu se nëse kjo do të ndodhë, do të faktonte atë që ai ka deklaruar prej kohësh, që Rama dhe Basha kanë qenë bashkë.
“Nga Edi Rama nuk e kam dëgjuar këtë. Por, e kam dëgjuar që Basha i ka thënë rrethit të tij që jam kandidat për President. E ka thënë 100%.
Kjo thjesht do të faktonte atë që unë kam thënë”, deklaroi Berisha.
Në 24 prill fillon procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, që do të pasojë Ilir Metën në këtë detyrë./Priza.al