‘Basha, dopio lojë me marrëveshje e detit me Greqinë’/ Meta: Qëndrimi i tij pati implikime serioze në raport me shtetin…

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë.

Sipas tij, ky qëndrim i kreut të PD, në lidhje me marrëveshjen e detit ka patur implikime serioze në raport me shtetin shqiptar. Këtë deklaratë kreu i shtetit e ka bërë në një emision në “ABC News”.

“Po e them për herë të parë se Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë. Ky qëndrimin i tij në raport me marrëveshjen e detit ka patur implikime serioze në raport me shtetin shqiptar. Këtë e them për herë të parë dhe nuk dua ta zgjas më tej”,- tha Meta.

“Unë nuk i nxjerr thikën njeriu, po të jetë për të goditur e godas përballë dhe nuk i kam ikur kurrë ballafaqimit as me Fatos Nanon, as me Berishën apo Ramën. Ky zotëria nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar.

Më dëgjo me vëmendje, se është një person, nuk e kam thënë më parë, por jam i detyruar se po e tepron më shumë sesa duhet, se është një person, që mban përgjegjësi të veçantë për lojën që bëri për marrëveshjen e detit me Greqinë, se ishte ministër i Jashtëm dhe ishte përgjegjësi e tij që ajo të bëhej në përputhje me Kushtetutën dhe të ishte e suksesshme dhe jo të shmangte presidentin për të bërë dopio lojë, nga njëra gjoja po e bëjmë dhe firmosim dhe nga ana tjetër…Çdo njeri duhet t’i dalë për zot detyrës së vet”,- tha Meta.

Ai gjithashtu shtoi se, nuk do të vazhdojë më pasi është i kujdesshëm, por duke nënkuptuar më këtë një mesazh për Bashën.

“Më fal por nuk dua të them gjëra të tjera, por këto janë gjëra që implikojnë një shtet të tërë në marrëveshjet ndërkombëtare. Unë flas me të vërtetën, nuk po vazhdoj sepse jam i kujdesshëm, edhe kur bëje sikur nxehem e bëj për të tërhequr vëmendjen se këtu ka ca gjëra nuk është kaq e thjeshtë”,- tha ai.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *