Kryeministri Rama i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ kryedemokratit Basha. Rama ka përsëritur thirrjen për bashkëpunim me opozitën, duke shtuar se mandati i tij i tretë në krye të qeverisë, do të jetë në funksion të qytetarëve. Kreu i qeverisë pohon se mandati i tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Më herët, Basha në një prononcim për mediat i quajti edhe një herë zgjedhjet një masakër zgjedhore. Ai tha se PD po vazhdon mbledhjen e fakteve, të asaj që sipas tij, ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit.
Partia Demokratike ka vendosur të mos njohë zgjedhjet e 25 prillit. Kjo mosnjohje sipas PD, së pari është ligjore, dhe me mbledhjen e fakteve do të vendoset nëse do të jetë edhe politike.
Statusi
Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!
Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë.Ftesa jonë për ta është e hapur!
Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!
— Edi Rama (@ediramaal) May 4, 2021