Basha i ashpër mbështetësit e Berishës: Thirrini mendjes, ndalni ose jashtë!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është treguar i prerë ditën e sotme në Kurbin me mbështetësit e Sali Berishës.

Basha u shpreh se për ata persona që duan të përçajnë PD-në ka vetëm një rrugë, ose të ndalen ose do të nxirren jashtë. Me anë të kësaj deklarate ai nënkuptoi qartë, përjashtimin sikur e bëri pak ditë më parë duke filluar nga Sali Berisha dhe pjesa tjetër.

“Ata që duan ta përçajnë PD-në e bëjnë për hesap të Edi Ramës, atyre u themi ndal ose jashtë. Një grusht njerëzish janë këta, që i kanë bërë llogaritë gjithmonë për xhepat e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër, që përhumbet pas imazheve të së kaluarës dhe ndalet përpara njerëzve sikur me qenë ikona, dhe me gabime shumë të mëdha, që mund të kushtonin edhe jetë demokratësh me një gjuhë urrejtje. Ata e kanë kaluar vijën e kuqe, që është dhuna, që kur kalohet ka dy rrugë; ose e lëmë të na shkatërrojë ose të marrë vendimet sikur i mori PD-ja. Shumica tjetër e diferencuar, edhe në 8 janar, edhe në oborr ishin diferencuar, ata kanë akoma mundësi t’i thërrasin mendjes dhe arsyes” tha ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *