Basha i del në mbrojtje Albin Kurtit

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar dje ashpër ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të cilin thotë se gjuha e përdorur ndaj Albin Kurtit është e papranueshme. Sipas Bashës, kjo tregon se lidershipi serb është akoma i pandarë nga e shkuara. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha theksoi se është koha tashmë që serbët të shohin drejt së ardhmes dhe të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe.

“Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund t’i imponohet me gjuhën e dhunës. Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe”, shkruan Basha.

Më herët gjatë festave të 28 dhe 28 Nëntorit, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha përkujtoi heroin Adem Jashari në ditën 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“Kombi shqiptar bashkohet me 28 Nëntor në festë dhe në nderim të sakrificës shumëshekullore të shqiptarëve për Liri dhe Pavarësi. 28 Nëntori është edhe ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, para sakrificës së të cilit dhe të familjes Jashari përkulemi sot me nderim dhe mirënjohje të thellë kombëtare. Lavdi përjetë Adem Jasharit! Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!”, nënvizoi Basha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *