Andi Lila, një ndër figurat publike që është i përfshirë në politikë dhe angazhohet me PD-në, duket se ka marrë ‘shpërblimin’ nga kjo forcë politike. Kryedemokrati Basha ka emëruar ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare Andi Lila, koordinator të PD-së për sportin.
Më herët, Andi Lila është shprehur se synon krijimin e Ministrisë së Sportit, e cila do të funksionojë më vete. Sipas tij, kjo ministri duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit, dhe do të përcjellë vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet që ka sporti.
Platforma e Andi Lilës
Objektivi i politikës së re për sportin: Krijimi i Ministrisë së Sportit.
1-Duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit.
2-Duhet të koordinojë punën me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Federatat sportive për përmirësimin e cilësisë sportive në Shqipëri.
3-Do të jetë struktura e cila do të përcjell vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet që ka sporti. Në këtë mënyrë, çdo nisëm ligjore e qeverisë do të marrë në konsideratë edhe interesat e sportit.
4-Do të ndihmoj në përmirësimin e akteve ligjore të federatave sportive.
5-Do të kontribuoj në forcimin e luftës anti-doping me ngritjen e laboratorëve të specializuar.
6-Do të ndërtoj politika të qarta për të favorizuar sportistët elitar, më qëllim që të mos largohen nga Shqipëria dhe të përfaqësojnë vende të tjera.
7-Do të mbikqyrë rreptësisht ngritjen e KAS-it Shqiptar nga KOKSH me qëllim ky organizëm gjyqësor që ti shërbej dhënies së DREJTËSISË.