Basha i përgjigjet Ramës: Beteja jonë nuk është kundër PS, por kundër pakicës së korruptuar

Në përgjigje të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar raportin e muajit Mars të Transparency International, që e cilëson Shqipërinë të kapur nga korrupsioni. Basha shprehet se beteja e PD nuk është kundër Partisë Socialiste por me një pakicë të korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë.

Ai thotë se platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë forcat e gjalla të shoqërisë që duan ndryshimin dhe janë te vendosura të shpëtojnë vendin.

“Beteja jonë dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë me një grusht të vogël njerëzish, me të cilët masakron zgjedhjet, kriminalizon politikën dhe shkatërron ekonominë.

Shqiptarët i’a dinë dështimet, raportet ndërkombëtare i’a kanë ekspozuar babëzinë, askush nuk gënjehet nga ripërtypja e fjalimeve të vjetra të atij që ka varfëruar familjet shqiptare dhe ka degdisur gjysmë milioni shqiptarë.

 Përballë këtij regjimi, kemi detyrën qytetare të bashkohemi dhe të punojmë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që e duan ndryshimin dhe janë të vendosura të shpëtojnë vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij”, shkruan Basha


TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *