Deputetja e PD-së, Albana Vokshi së bashku me grupin e rithemelimit të Sali Berishës kanë hyrë ditën e sotme në selinë blu. Ato janë përballur me dyer të zyrave të cilat nuk hapen. Për mediat e pranishme, Vokshi u shpreh se Basha po kontrollon çdo gjë, por tashmë i kanë mbetur vetëm bravat, karriget dhe kryeministri Edi Rama. Ajo thotë ndër të tjera se selia i takon demokratëve dhe se dëshirojnë që të informojnë Bashën se është shkarkuar më 11 dhjetor.
“Ai kërkon ti kontrollojë këto oragznita partnere siç është LDG. Lulzim Bashës i kanë ngelur vetëm bravat, karriget dhe Edi Rama. Dua ta informoi deputetin Lulzim Basha se 4446 delegatë e kanë shkarkuar me 11 dhjetor. Kjo seli u takon të gjithë demokratëve. Ai nuk mund të sillet sikur është pronë e tij. As Basha e as Rama me enturazhin e tij nuk mund të ndalë vullnetin e demokratëve”, tha Vokshi.
/Priza.al/