“Basha ka marrë peng partinë për interesa personale”, Berisha nga Pogradeci: Unë nuk do ta lejoj!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka takuar këtë të martë demokratët e qytetit të Pogradecit. Gjatë takimit me ta, ai tha se Edi Rama ka lënë në mjerim vendin dhe ka abuzuar si me pushtetin ashtu dhe me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Berisha u ndal më tej dhe te situata aktuale e PD, ku tha se kryetari aktual Lulzim Basha, ka marrë peng partinë për interesa personale dhe se ka minuar statutin dhe lirinë brenda saj.

“Shpreh mirënjohjen e thellë për praninë tuaj në këtë foltore që është shndërruar në burimin e dritës, në tunelin që ndërhyn në narkoshtetin shqiptar dhe një apati e pa falshme e opozitës shqiptare. Unë falenderoj qytetarët e këtij qyteti. Pogradeci në të gjitha rrafshet është një nga vendet më të bukura të planetit. Pogradeci është i bukur në çdo kohë e stinë. Por më të bukur se gjolin, peizazhin ka shpirtin e qytetarëve. Sot ne mblidhemi në një moment kritik për vendin sepse në 8 vite, Shqipëria nuk ka lënë rekord të zi pa thyer në Evropë. Shqipëria, u shndërrua gjatë këtyre viteve nga vendi me rroga dhe pensionet më të larta në rajon, çka shënonte një hov të jashtëzakonshëm për shqiptarët, ndërsa sot është vendi me rrogë mesatare më të ulët në rajon. Është vendi ku, çmimet janë më të lartat në rajon. Ka çmime të cilat janë më të lartat në Evropë.

Është vendi ku kafshata e gojës kushton shumë herë më shumë se mesatarizimet e vendosura nga BE. Rikthimi i shpresës për shqiptarët, lumenjtë e djersës të derdhura, bën që cdo vit popullsia në Shqipëri të rritej më parë, ndërsa nga viti 2014 e deri më sot, shqiptarët kryesojnë Evropën për braktisjen e vendit të tyre. Shqiptarët nuk largohen sepse nuk duan vendin e tyre. Në raport me vendin mallin e kanë më të lartë se të gjithë të tjerët, por largohen sepse dikush me politikat që ndjek, Edi Rama, vret te ata shpresën dhe besimin se ky vend mund të bëhet. Edi Rama, zëvendësoi në këtë vend shtetin ligjor me shtetin e mafies. Konservatorët për të lufutar korrupsionin përdorin dy armë, së pari qeverinë e vogël, sa më e vogël qeveria aq më e vogël korrupsioni. Nuk mjafton transparenca. Numri i agjencive është dyfishuar, janë rritur me 15 herë tendetrat sekrete. Çfarë ndodh në këtë narkoshtet? Në 8 vite Edi Rama ka rritu borxhin në afërsi 100%. Po çfarë u bë? Ku do të investoi? Këtë vit mori një borxh 720 mln euro. Këtë vit, kryetari pa parti abstenoi. Por a bëhet kjo? Për 2 vite ka marrë 2.3 mld euro borxh. Por nuk ka ndërtuar thuajse asgjë. Ku shkuan këto mld? Që të gjitha u shpenzuan në punime me kosto shumë të larta. Në 8 vite Edi Rama shparalloi arsimin. Sot me qindra shkolla janë mbyllur. Është përgjysmuar numri i studentëve. Përndryshe, Shqipëria është shndërruar në qendër operacionale sipas raporteve të DASH për rajonin. Ajo zë vendin e dytë në botë për ryshfet dhe kjo është situata aktuale. Qytetarëve shqiptarë i është mohuar vota e lirë. U përdorën arka me para për të blerë vota. Ne shqiptarët e dimë më mirë se kushdo tjetër se çfarë janë patronazhistët që përdorte partia në pushtet për të ushtruar terror. Opozita shqiptare dështoi. Së fundmi, kryetari pa parti harroi votën tuaj, harroi t’i dilte zot asaj, u mor me karrigen e tij nga frika se mund t’i ikte.

Ne kemi marrë këtë proces me të gjithë demokratët e demokratet. Foltorja është kthyer në dritë shprese dhe kjo është merita e të gjithë demokratëve e demokrateve në të gjithë Shqipërinë. Basha sillet sikur të kishte ardhur nga Koreja e Veriut dhe jo si një njeri që është shkolluar në një vend perëndimorë.

Në këto kushte, pas një dhunimi flagrant të statutit, pas shkelmimit të forumeve të partisë, pas shkëputjes totale të tij nga anëtarësia e partisë dhe kjo vetëm e vetëm se nuk është vetja e tij e për këtë nuk ka askush përgjegjësi përveç vetes së tij. Ai njëherë thotë se për mua s’ka forume, statut, kuvend. Një herë tjetër deklaron se kanë ikur kohërat. Por një njeri që s’ka pasur kohë kurrë s’fet dot për kohën, sepse të flasësh për këtë duhet të kesh kohë. Unë isha zotuar që nuk do të kthehesha më, por është gabimi më i madh i jetës time që në vitin 2017 kur i kërkova të jap dorëheqjen e ai refuzoi, unë duhet të dilja në garë e të shpëtonim partinë nga një njeri që s’e meritoi kurrë drejtimin e saj.

Pas shpalljes non grata u drejtova në Gjykatë dhe nisa betejën time për transparencë, në të gjitha instancat e kësaj bote që unë e konsideroja të domosdoshme. Por ishte kryetari që me një vendim anti-statutor, kundra forumeve të partisë, kundra votës tuaj, vendos largimin tim nga grupi parlamentar.

Unë i them atyre zotërinjve që thonë se kjo është betejë personale. Kjo është betejë për mbrojtjen e statutit. Nëse nuk mbroj forumet, cili duhet t’i mbrojë ato? Nëse nuk mbroj votën tuaj, vullnetin tuaj, të drejtën tuaj për të firmosur Sovran, kush duhet t’i mbrojë ato? Cili doli për t’i mbrojtur ato? Unë s’po bëj gjë tjetër, vetëm atë që duhet të bëjë çdo demokrat. Ne synojmë të shtrojmë PD në shtëpinë e lirisë. Vota ka qenë dhe do të mbetet ligji themelor i kësaj partie. Ju do të vendosni për çdo gjë me votën tuaj. Do të vendosni me çdo votë për kryetarin. Në rast se kryetari merr vendime për ju ai automatikisht shkarkohet, me ligj shkarkohet. Si mund të mundim Edi Ramën duke imituar këtë? Jo, sepse kështu ia zgjatim jetën politike atij. Ne e mundim atë vetëm duke vendosur vlerat e lirisë. Njeriu i lirë është dinjitoz. Beteja për dinjitetin është më e shenjta e njeriut.

Çfarë po bëjmë ne? Ta rikthejmë këtë parti në vlera konservatore. Kjo që ka ndodhur është një agresion primitive, për të shkatërruar PD, për të lënë Shqipërinë pa opozitë. Por kjo s’mund të ndodhë kurrë, e as do të ndodhë”, tha Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *