“Basha ktheu organet e partisë në vula noteriale e shtabe ushtarake”/ Bylykbashi në Kuvendin e Berishës: Demokracia brenda partisë nuk është burokraci

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi është shprehur gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Partisë Demokratike që po zhvillohet tek stadiumi Air Albania, se kjo ditë është historike pasi karakterizon pluralizmin shqiptar.

Teksa ka shprehur nderin e tij për pjesëmarrjen në këtë Kuvend, Bylykbashi tha kjo ditë po krijon një precedentë të jashtëzakonshëm dhe ka bërë me dije disa nga propozimet në statut.

“Është nder për mua t ju drejtohem në këtë përvjetor. 31 vite më parë PD e themeluan anëtarë të thjeshtë të saj, sot 31 vite më pas, për herë të parë nga themelimi i saj, Kuvendin e thërrët anëtarsia. Po hyn në historinë e pluralizmit shqiptar, duke krijuar një precedent të jashtëzakonshëm.

Sot po japim provën se demokracia brenda partisë nuk është burokraci, por ideale e kontribut. Vlerat e PD gjatë këtyre viteteve në opozitë janë asfiksuar. Ndryshimet në statut në 2018 e 2021, në vend të çlironin energji, centralizuan pushtetin në duart e kryetarit, duke ia marrë pushtetin organeve kolegjiale. Organet u kthyen në vula noterie, shtabe ushtarake. Demokracia vjen nga ndarja e balancimi në organet e zgjedhura. Sot propozojmë ndryshime që kanë për qëllim të fuqizojmë anëtarët e PD, dhe organet e zgjedhura prej tyre në qendër e në bazë. Sot synojmë të projektojmë një PD, ku energjitë e anëtarëve rriten nga gara e nuk shtypen nga urdhri i eprorëve. PD është parti që mbron vleron konservatore demokratike e euroatlantike.”

Disa nga propozimet në statut:
Parimi një anëtar, një votë, për zgjedhjene organeve në qendër por edhe për ato lokale.
Votimet primare, për të zbhërë praktinën negative, që konsolidoi Basha në këto vite.”

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *