Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare, ka përjashtuar sot nga grupi parlamentar 11 deputetë. Mësohet se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.
11 depuetët e përjashtuar kanë qenë deputetë që kanë mbështetur “Rithemelimin” e Berishës.
Në mbledhjen e kryesisë së PD-së Zyrtare drejtuar nga Lulzim Basha, është marrë vendimi i mëposhtëm për përjashtim.
Përjashtohen me vendim kryesie:
1. Greta Bardeli
2. Ina Zhupa
3 Isuf Çela
4. Asllan Dogjani
5. Bujar Leskaj
6. Edi Paloka
7. Kastriot Piroli
8. Lindita Metaliaj
9. Ludovik Hasanaj
10. Sorina Koti
11. Tomorr Alizoti