Basha mbërrin në zyrat e FRD-së: Sjellja e Metës kushtetuese, Rama ka frikë nga zgjedhjet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka “zbarkuar” në selinë e FRD-së, pas përplasjes që pati presidenti Ilir Meta me policinë Bashkiake në mbrojtje të Sali Shehut.

Për Bashën, sjella e presidentit ishte legjitime, e ndërsa ka drejtuar gishtin nga kryeministri Edi Rama, sipas së cilit ai është shkaktar i të gjithë të këqijave që i ka ndodhur vendit. Basha tha se kërkesa e Bashkisë drejtuar FRD-së për të liruar zyrat është tregues se socialistët janë të trembur nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në përforcim të deklaratave të kreut të FRD-së, Sali Shehu, Basha shtoi se kërkesa e mbërritur nga Bashkia nuk ka as firmë e as vulë dhe “live” e grisi këtë fletë.

‘Duket qartë se fitorja po vjen, humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit. Është ajo që populli shqiptar e njeh dhe thotë ‘ruaju bishës së plagosur’. Nuk ke shans ta trembësh apo ta frikësosh opozitën, që ka marrë përsipër ndryshimin. 25 prilli është ndryshmi i vërtetë dhe këtë e di edhe Edi Rama. Nga ngjarja e sotme është një seri ngjarjesh që tregojnë një gjë, ka humbur mendjen dhe ka dalë nga fiqiri nga frika e humbjes. Me një letër bakalli me atë të cilës mendojnë se mund të ushtrojnë presion. E kanë vuajtur dhunën e shtetit mijëra qytetarë nga banditët e qeverisë. Dhunë e kanë ndjerë mijëra familje’- tha Basha.

Sot në zyrat e FRD-së pati një përplasje të presidentit Ilir Meta me Policinë Bashkiake. Meta u thërrit nga Sali Shehu, pas kërkesës së Bashkisë drejtuar FRD-së që të lironte zyrat. Bashkia thotë se ajo zyrë i përket shtetit dhe me ligj nuk i takon që të mbahet nga një parti e cila nuk ka përfaqësues në parlament. Megjithatë, për Shehun dhe Metën kjo kërkesë ka prapavijë politike.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *