Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në selinë e PD-së me sekretarët dhe kryetarëy e degëve të partisë. Në mbledhje po bëhet analiza e zgjedhjeve. Takimi po mbahet disa ditë pas zgjedhjeve parlamentare.Gjithashtu, në takim pritet të diskutohet dhe për zërat kritikë ndaj Bashës, pas fitores së zgjedhjeve nga Partia Socialiste.
Një sërë eksponentësh brenda PD-së kanë kërkuar që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga posti, pasi ka humbur zgjedhjet. Ndërsa, degët e rretheve të PD-së kanë mbajtur qëndrim, duke u shprehur se Basha arriti që të shtojë votat e PD-së, edhe pse maxhoranca ka rritur represionin mbi opozitën.