Basha mbledh në selinë e PD deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ja çfarë pritet të diskutohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë në selinë e PD-së këtë pasdite deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në takimin që do të zhvillohet pritet të diskutohet strategjia që do të ndjekë PD, pasi Basha është shprehur se nuk do i njohë zgjedhjet e 25 prillit sepse janë manipuluar.

Deri më tani vetëm kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka dalë kundër Bashës, duke u shprehur se opozita duhet ta gjejë gabimin te vetja për humbjen në zgjedhje.
Ndërkohë Partia Demokratike ka dërguar në SPAK materialet që sipas tyre vërtetojnë se Partia Socialiste ka bërë krime zgjedhore, duke filluar nga shit-blerja e votës dhe deri te manipulimi i fletëve të votimit.

Kujtojmë se Partia Demokratike arriti të marrë 59 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, por disa prej tyre ajnë aleatë, kryetarë të partive të tjera.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *