Basha me demokratët në Kavajë dhe Rrogozhinë: T’i rikthejmë legjitimitetin dhe demokracinë vendit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme demokratët në Kavajë, Rrogozhinë dhe njësitë administrative 15-16. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se PD-ja do t’i bindë aleatët për atë çka e cilësojnë masakrën zgjedhore.

Mes të tjerash ai tha se bashkë me aleatët do të përgatisin një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë Shqipërisë.

“Faleminderit zonja drejtuese politike, kandidatë, drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në degën e Kavajës.

Qyteti, bashkia dhe komunat kanë rënë në dorë të llumit dhe të kriminelëve., Vazhdojmë misionin tonë, mision i cili peshon mbi supet e demokratëve, peshë e cila është shumë më e madhe se Partia Demokratike. Sepse është pesha e fateve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Ndaj më vjen mirë që ju gjej ballëlartë dhe krenar për betejën e kryer përball një mekanizmi, një makinerie të paparë të masakrës zgjedhore që kombinonte në vetvete dogmatizmin dhe urrejtjen patologjike për kundërshtarin politik të regjimit komunist, me harbutërinë dhe poshtërsinë dhe terrorin e regjimit të korruptuar të 2001, dhe bandat, shoqëruesit e pandarë të pushtetit të Edi Ramës si në 2017 dhe akoma më shumë në 2021. Ne dolëm nga beteja më të mëdhenj dhe më të fortë seç hymë.

Whatsapp Image 2021 06 03 At 1.39.11 Pm

Ata me kriminelë e analfabete si Aqif Rakipi me shokë e ne me njerëz të vlerave, kulturës, intelektualë .
Ata me dhunë, shantazh, terror shtetëror banditësh me një polici në rastin më të mirë në gjunjë para krimit dhe në shumicën e rasteve shoqëruese e mbrojtëse e krimit, ne me program, me ide, me vizion, me zgjidhje për hallet e panumërta të shqiptarëve të cilat për katër vjet i prekëm derë më derë e shtëpi më shtëpi.

Ka qenë një masakër kapilare zgjedhore ku ditë për ditë dalin e zbulohen fakte, prova e dimensione të reja të kësaj masakre.

Ajo që ka ndodhur me 25 prill nuk është një proces tjetër zgjedhor me disa probleme. Me 25 prill ka rënë perdja e hekurt dhe është asgjësuar instrumenti i vetëm i ndryshimit që kishte mbetur që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ka rënë demokracia.

Kemi një detyrim të dyfishtë jo vetëm përpara sakrificës së demokratëve të cilët ju pritë në këtë betejë, por mbi të gjithë para fateve të Shqipërisë, para fateve të shqiptarëve dhe familjeve tyre për ta çuar betejën deri në fund.

foto galeri

Ne do t’i bindim aleatët tanë për masakrën zgjedhore, për vjedhjen më të madhe industriale të votave në histori dhe do të përgatisim bashkë me ta shumë shpejt një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë vendin. Ne jemi shpresa e vetme për demokraci dhe arsyeja se pse jemi të tillë është aleanca që kemi krijuar me njerëzit, ndaj duhet ta thellojmë këtë aleancë me shoqërinë, me të gjithë shtresat dhe me të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi që janë shumica absolute përballë një pakice të pakicës.”, tha Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *