Basha me të rinjtë: Politika nuk njeh karrige të përjetshme! FRPD u kthye në principatë me një feudal

Pas këshillave që anëtarët e kryesisë së PD-së, i dhanë Lulzim Bashës për të zbritur në bazë për të takuar demokratët, kryedemokrati e ka nisur me të rinjtë. Gjatë takimit me të rinjtë në Tiranë, Basha foli edhe për situatën në të cilën po ndodhet aktualisht PD. Kryedemokrati tha se e gjithë lufta bëhet nga personat që mendojnë se e kanë karrigen e pushtetit të përjetshëm , por që koncepti i politikës është ndryshimi dhe nuk mund të ketë karrige të salduara ku nuk lejohet të ulet askush tjetër.

Takimi i Bashës me të rinjtë behet ne kuader te nisjes se fushatës për zgjedhjet në Forumin Rinor të PD, ku bëri të ditur dhe sloganin e FRPD “ Ndërtojmë të ardhmen më të mirë”.

“Dhe një herë faleminderit të gjithëve që jeni mbledhur në një ditë kaq të bukur, e bëni edhe më të bukur, në këtë takim tuajin, në një kohë të dhimbshme për demokratët dhe të dhimbshme për të gjithë shqiptarët. Janë kohë të vështira që po kalojmë, janë bërë edhe më të vështira, pikërisht sepse një grusht njerëzish nuk duan t’i japin fund tranzicionit. Çfarë do të thotë tranzicion? Tranzicion do të thotë të kalosh nga një e kaluar diktatoriale drejt demokracisë, drejt lirisë, drejt hapjes, drejt dinjitetit të çdo njeriu ashtu siç e ka bërë Zoti. Drejt lirisë që me të vërtetë e garanton ligji siç tha Rei, por në fakt është një e drejtë natyrore me të cilën lindim, është e drejta jonë, na e ka dhënë zoti s’na e merr dot askush. E garanton ligji në mënyrë që liria ime mos të dëmtojë lirinë tënde. Këto janë përgjegjësisë e politikës, e cila përmes institucioneve të cilat ka përgjegjësinë t’i administrojë përmes votës së qytetarëve, duke përfaqësuar qytetarët, i bën këto ligje të funksionojnë, ose ndal funksionimin e ligjeve dhe e kthen vendin në xhungël. Dhe kështu kemi përfunduar në 30 vite, në një xhungël me disa kafshë më të barabarta se disa kafshë të tjera, për të përdorur Orëellin, meq jeni dhe studentë të gazetarisë. Xhorxh Orëell, në “Fermën e Kafshëve”, një libër i famshëm tashmë për rininë shqiptare, përshkruan se si kishte një hierarki dhe megjithëse thuhej se gjithë kafshët ishin të barabarta, dukej derrat ishin më të barabartë se kafshë e tjera, i kishte zgjedhur derrat si simbol të le të themi të babëzisë. Pse bëhet e gjithë kjo betejë? Pse bëhet gjithë kjo luftë? Në mënyrë që të qarkullohen elitat, që karriget mos të jenë të përjetshme. Politika nuk njeh karrige  të përjetshme, nuk njeh dinasti. Vet koncepti i politikës është ndryshimi. Të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh. Të ndryshosh shpesh, do të thotë ta bësh perfekt ndryshimin”, tha Basha.

Basha tha se ndryshimi në politikë që do i jap fund trazicionit në vend do të jetë rinia dhe përfshirja e saj në vendimmarrje për vendin.

Vendet që e ndalojnë ndryshimin me lloj lloj trukesh, qarkullojnë të njëjtit njerëz, që nuk i lëshojnë kurrë karriget e tyre, që bëjnë sikur ikin dhe vijnë prapë, apo ndryshojnë Kushtetutën për të qëndruar në pushtet. Një herë kryeministër, pastaj President, pastaj prapë kryeministër, janë vendet ku qytetarët nuk i gëzojnë këto liri. Aty jo vetëm që nuk ka një dritë në fund të tunelit për tranzicionin, por nuk ka kthim prapa. Rinia ka ditur ta përqafojë lirinë. Sa të rinj kemi sot anembanë Shqipërisë, të cilët me gjithë këto kushte të vështira, prapë se prapë nuk e kanë humbur shpresën tek vendi i tyre. Çfarë mundësie mund t’i ofrojë politika rinisë? Në radhë të parë, mos të saldohet në karrige. Të lejojë qarkullimin e elitave, të lejojë që gjërat të ecin përpara. Pse saldohen pas karrigeve? Sepse lidhin interesat aty, interesat politike lidhen me interesat ekonomike, me interesat financiare. Mund ta ndajmë shoqërinë në dy lloje të ndryshme sipas mënyrës që vendosim”, tha Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *