‘Do ta hash’, Basha në inat e sipër i kujton Ramës vrasjen e John Kennedy-t: Do të vijë dita!

Debati mbi projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, u shoqërua me një përplasje të ashpër në Kuvend mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama.

Kreu i PD Lulzim Basha me tone të larta tha nga foltorja e Kuvendit se jemi në vendin e dytë në botë për nivelin e ryshfetit, teksa i referohet Bankës Botërore. Basha teksa i drejtohej Ramës, i tha se nuk e shpëton dot as zoti, dhe duhet të dalë nga Kuvendi ku ka hyrë përdhunshëm duke kërkuar falje. Ai theksoi se 338 milionë që kanë humbur në arbitrazh, 120 mln euro vetëm për Becchetin. Sakaq, Basha tha se Rama ka bllokuar komisionin hetimor për arbitrazhet.

“Zonja që ju fyet është doktoreshë shkencash, kur ti flije urave të Parësit. Ëshët e diplomuar në universitetet dhe kur t’i ofroje shërbime në Gare du Nord. Kujdes kur merresh me ne. Nuk vijmë nga llumi i Senës dhe muri prapa Gare du Nord. Mati mirë krahasimet, se i ke hipur kalit lartë me taksa dhe kushedi çfarë të duket vetja. Je ai që je dhe ke mbetur ai që ke qenë. Ndaj mati mirë fjalët kur i refferohesh zonjave të opozitës. Se e dimë mirë me charterat e kujt lëviz ti.

Banalitetin ruaje për shtëpinë tënde dhe mos më bëj mua të të jap atë që meriton. Ti do mua që të merrem me ty se ti je një zero, je një hiç. Kjo është taksa që paguan një shoqëri që nuk shkëputet dot nga e kalura. Këto janë fajet e etërve tanë, përfshirë dhe ato të partisë Demokratike.

(…) Harroje shtetin shqiptar. Tonin e zërit tim s’e përcakton ti. Ul kokën e kërko falje sepse dita do të të vijë, mos e harro John F Kenndy ka dhe një citim që s’të pëlqen ty se do të vijë të dita të ta këndojë populli edhe ty. Që ta kuptosh se ccfarë ndodh me ata që kundërshtojnë ndryshimin e paqtë të pushtetit”, tha Basha.

Por si ndodhi vrasja e Kenddy dhe ç’po paralajmëron Basha?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara John Kennedy u vra më 22 nëntor, 1963, teksa ndodhej në makinë me bashkëshorten e tij, Jacqueline. Dy plumba përfunduan në trupin e Kennedy duke lënë të vdekur Presidentin e SHBA-ve, por autori ka mbetur ende mister. Pesë minuta më vonë u vu në pranga Lee Harvey Osvald, por ky i fundit nuk ep ranoi kurrë autorësinë e krimit. Dy ditë pas vënies në pranga Osvaldin e vranë. Për vrasjen e Kennedy ekzistojnë pesë teori, një prej tyre dhe mafia. Bëhet fjalë për ‘Godfather’. Një ekspert, pak vite më parë deklaroi se vrasja e JFK u organizua nga një bos i Mafias, të cilin Presidenti e kishte tradhtuar. Dhe ai u aludua të ishte Don Vito Corleone.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *