Basha ndërmerr lëvizjen e radhës: A do ta kemi përjashtim të ish-kryeministrit nga PD?!

Tashmë Kuvendi i 11 dhjetorit po vijon me procedurat për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së. Lëvizjes së Berishës, Basha po i kundërpërgjigjet menjëherë me një mbledhje rrufe të kryesisë së PD-së.

Ky vendim merret në një kohë kur Kuvendi i thirrur nga Berisha ka vendosur shkarkimin e Bashës, por edhe të nënkryetarëve të PD-së, si dhe ndryshimin  e statutit të kësaj partie.

Tani pritet vendimi më i fundit i kryesisë, ccfarë do të propozojë Basha dhe si do t’i kundërpërgjigjet kësaj lëvizje, në mbledhjen e thirrur në ora 18:00. Do të kemi ndonjë vendim për përjashtim të Berishës apo do të cilësohen nul vendimet e shpallura nga Berisha. Ndërsa Basha ka shprehur se nuk do të lejohet një kuved anti amerikan.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *