Kuvendi është mbledhur sërish ditën e sotme ku do të vijojnë diskutimet për paketën e re fiskale dhe projektbuxhetin 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare.
Duke marrë fjalën në Kuvend për të folur për Kodin e sjelljes në atë institucion, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë deklarata shumë të forta.
“Pirgu i letrave që na keni vënë përpara, ky është një bllok bosh, kodi i sjelljes së deputet. Që është një harxhim i parave. Sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse një koperturë që ju doni të hidhni mbi një Kuvend që ka një problem që ka ekzistuar edhe para 2013, por ka marrë dimensione botërore pas 2013. Në këtë Kuvend tani që po flasim ka kriminelë, që janë në kartelat e FBI, DEA-s, kriminelë të ulur këtu. Ka edhe bedelë të organizatave kriminale, të atyre që quhen grupe të strukturuara kriminale.
Ktu mbrapa ulet dikush që ka përdorur fyerjet më të rënda dhe gjuhën më të ulët që njeh fjalori në veçanti ndaj zonjave tash e tetë vjet pa i hyrë gjemb në këmbë. Nëse do kishte një proporcionitet, e para që s’mund të ikni ju dhe të na bëni morale për kodin e sjelljes të bëni vettingun në politikë. Pastroni sallën këtu.
Deri në atë moment më shumë vlen letra e banjos në Kuvend sesa ky kodi i sjelljes këtu. Ne do punojmë çdo ditë që t’ja shkurtojmë orën, nuk duhet të vijë këtu fare me ato që ka nxjerrë nga goja. Mos e tundni litarin në shtëpinë e të varurit se po vareni cdo ditë nga shqiptarët me këtë parti të korruptuar deri në palcë“, u shpreh Basha.
/Priza.al/